19:36 / E Diele, 09 Gusht 2020 / C E

Pirlo i lumtur si trajner i Juventusit: Gati për këtë mundësi të mahnitshme

Juventus ka befasuar të gjithë, ku dje gjatë ditës ka zyrtarizuar Andrea Pirlon në stolin e skuadrës.

Ish-mesfushori Italian do të drejtoj Zonjën e Vjetër pas shkarkimit të Maurizio Sarrit.

41 vjeçari fillimisht kishte planifikuar të merrte drejtimin e skuadrës U23 por më pas u emrua në krye të skuadrës së parë.

Për këtë ai ndihet shumë krenar dhe i lumtur.

“I lumtur dhe krenar që mora kaq shumë respekt dhe besim nga Juventus. Gati për këtë mundësi të mahnitshme”, ka shkruar Pirlo.

Pirlo ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, mirëpo atë e ka bërë me skuadrën e Milanit. /IndeksOnline/