09:05 / E Hënë, 04 Janar 2021 / C E

Pirlo jep lajmin e keq për yllin e skuadrës: Vështirë të jetë gati për derbi

Në supersfidën kundër kryesuesve të Series A, Juventusi ndoshta do të duhej ta bënte pa Alvaro Moratan. Problemi muskulor i pësuar afër ndeshjes kundër Udineses duket se e largon atë nga fusha edhe në “San Siro”.

Andrea Pirlo tregon pesimizëm në lidhje me rikuperimin e sulmuesit spanjoll, pas “pokerit” ndaj friulianëve.

“Ai kishte një shqetësim dje, në seancën e fundit stërvitore. Ne duhet ta vlerësojmë situatën këto ditë. Vështirë se do të jetë në dispozicion për të mërkurën”.

Një lajm i keq për Juven, me “batanijen e shkurtër” në repartin e përparmë; duke llogaritur distancën e afërt nga ndeshja e madhe me kuqezinjtë, që mund të thotë shumë në garën për kreun.