09:51 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / C E

Pirlo mund të marr drejtimin e skuadrës që po bie nga liga

Salernitana ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Stefano Colantuonon dhe favorit aktual për të marrë drejtimin e kësaj skuadre është ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.

Trajneri 59-vjeçar italian u emërua në mes të tetorit pas shkarkimit të trajnerit të mëparshëm Fabrizio Castori, por ai bëri pak për të ndryshuar fatin e skuadrës nga Campania në ligën italiane. Ai mbikëqyri 15 ndeshje të Serisë A me Salernitanan, duke marrë vetëm dy fitore dhe tre barazime si dhe duke humbur 10 ndeshje.

Favoriti aktual për të marrë postin e trajnerit të Salernitanas është Andrea Pirlo. 42-vjeçari italian ka qenë pa punë që nga largimi nga Juventusi vitin e kaluar dhe ky rol mund të përfaqësojë një mundësi të mirë për të që të rifillojë karrierën e tij si trajner.

Pirlo ka ofruar gatishmëri për të nënshkruar një kontratë të gjatë, edhe nëse skuadra bie nga Seria A. Bisedimet janë aktualisht në vazhdim dhe Salernitana do të vendosë në ditët në vijim.

Alternativat tjera përveq Pirlos janë Castorin, i cili është ende nën kontratë, dhe Davide Nicola, i cili ishte së fundmi në krye të Torinos.