20:41 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Pitalkat e nxehta i do edhe Kadri Veseli, vet ai shkoi për t’i blerë në furrë për iftar

Sot besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit.

Derisa pak para iftarit, shumë qytetarë të Kosovës  ia mësynë furrave më të afërta, ani pse në kohë pandemie, transmeton Indeksonline.

Njëri nga adhuruesit e pitalkave është edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Madje ai ka postuar vet disa imazhe në një furrë, ku shihej tekse blinte pitalka. E kujdes ka treguar edhe duke u mbrojtur nga COVID19.

Ky është postimi i tij:

Pitalkat e nxehta e të shijshme, janë për mua ushqimet e preferuara për të çelur iftarin. Me siguri edhe për shumë nga ju.

Agjërim të lehtë e të pranuar për gjithë agjëruesit e ramazanit. Zoti jua pranoftë lutjet dhe adhurimin në këto ditë të shenjta dhe ju dhëntë shëndet, paqe e lumturi!