16:59 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / C E

Pjesa e parë: Chelsea e Brighton luajnë baras

Ka përfunduar pjesa e parë në katër nga pesë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligës angleze.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea dhe Brightoni po barazojnë 1:1.

Golin për vendasit e shënoi Connor Gallagher në minutën e 14’, kurse golin e barazimit për Brightonin e shënoi Danny Welbeck në minutën e 42’ të ndeshjes.

Krahas këtij takimi po zhvillohet edhe përballja interesante mes Wolverhamptonit dhe Brentfordit, ku “Ujqërit” hyjnë në pushim në avantazh prej 1:0.

Rezultatet e pjesës së parë i gjeni më poshtë.

Chelsea 1:1 Brighton

Fulham 1:1 Everton

Southampton 0:0 Crystal Palace

Wolverhampton 1:0 Brentford