16:50 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / C E

Pjesa e parë: United në epërsi, Chelsea e Tottenhami në disavantazh

Ka përfunduar pjesa e parë në pesë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligë, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United po avancon 1:0 kundër Wolverhamptonit, përmes golit të shënuar nga Anthony Martial (minuta e 32’).

Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje po zhvillohen edhe dy takimet interesante mes Chelseat e Nottinghamit dhe Aston Villa e Tottenham.

Chelsea është në disavantazh 1:0 ndaj Nottinghamit, kurse Aston Villa po avancon 1:0 ndaj Tottenham.

Rezultatet i gjeni më poshtë.

Aston Villa 1:0 Tottenham

Chelsea 0:1 Nottingham Forest

Crystal Palace 1:0 Bournemouth

Manchester United 1:0 Wolverhampton

Southampton 0:0 Fulham