13:49 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Pjesë e parë e qetë në Mitrovicë, Prishtina më kërkuese se Trepça’89

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Trepçës’89 dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të xhiros së 22’të në Superligën e Kosovës në futboll.

45 minutëshi i parë u mbyll pa gola në 0:0 , por me rastet të shumta nga të dyja skuadrat për shënim, shkruan IndeksOnline

Prishtina, ishte më kërkuese, ku në minutën e 30’të Qëndrim Zyba e kishte një rast fantastik për gol, por që goditjen e tij e ndali në mënyrë perfekte portieri i Trepçës’89.