19:10 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pjesëmarrje masive e qenve në zgjedhjet parlamentare në Britani

Pas tre vitesh ndarje mbi Brexit, britanikët kanë gjetur të paktën një konsensus sot, duke dalë në votimet për zgjedhjet parlamentare, të shoqëruar nga qen, mace, në disa raste edhe nga kuajt e tyre.

Filloi në mëngjes kur Kryeministri Boris Johnson shkoi në votime me qenin e tij, Dillon. Pas kësaj ai postoi i entuziazmuar një foto të kafshës me hashtagun #DogsAtPollingStations (“Qentë në votime”).

Hashtagu, me flamurin britanik dhe ikonën e qenit unik për rastin, ishte hashtagu i dytë më i njohur në Mbretërinë e Bashkuar pasdite, me disa dhjetëra mijëra postime.

“Harrojeni politikën, kjo është arsyeja e vërtetë për t’u lidhur në Tëitter sot #DogsAtPollingStations”, shkruajti një votuese në një postim që u bë viral, me një foto të Retrieveri të saj të artë.

Shpesh në shi, këlyshëve britanikë iu desh të presin që pronarët e tyre të dalin nga vendvotimet.

Disa të veshur me triko të Krishtlindjeve ose rroba të ngrohta, për shkak të temperaturave të ulëta në zgjedhjet e para parlamentare britanike që mbahen në dimër që prej vitit 1974.

Figura të tjera publike shkuan për të votuar me kafshën me të cilën ndanë jetën.

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan postoi një video të qenit të tij, Luna, duke u kërkuar qytetarëve që të shkojnë në votime.

Demokrati Liberal Ed Davies postoi një foto të derrit Guinea pranë pranë simbolit të verdhë të partisë së tij.

Në Anglinë e Jugut, korrespondentët e Byrosë Franceze panë votuesit me kalë në qendrat e votimit.

Vendvotimet britanike u vizituan gjithashtu edhe nga dy drerë.