75 Mall Live Search
20:35 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës bëjnë shqiponjën para policisë greke në Jordani

Sot u bënë 106 vite që nga pavarësia e shtetit të Shqipërisë.

Padyshim se 28 nëntori është një prej festave më të bukura për gjithë shqiptarët.

Për të respektuar këtë festë dhe flamurin kombëtar, pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk ngurruan të bëjnë shqiponjën para policisë greke në Jordani, shkruan Indeksonline.

Padyshim se ndjenja e krenarisë para këtij flamuri dhe ndjenja e mirë e lirisë dhe shtetësisë do të jenë gjithmonë përkrah secilit shqiptarë./Indeksonline/