21:45 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Pjesëtari i familjes rezultoi me Koronavirus, shoku i skuadrës të Rashicës në karantinë

Në prag të rifillimit të Bundesligës, klubi i Werder Bremenit (do të luajë të hënën kundër Bayer Leverkusenit) njoftoi pozitivitetin e një të afërmi të një prej lojtarëve të ekipit.

Pavarësisht se futbollisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nuk bëhet i ditur nga klubi (mediet kanë zbuluar se është veterani Claudio Pizarro), ishte negativ, izolimi për të është i detyrueshëm.

“Nuk ka rreziqe për ekipin dhe stafin tonë. Procedura tregon se protokolli mjekësor funksionon, personat e infektuar mund të identifikohen në një fazë të hershme dhe për këtë arsye merren masat e nevojshme”. Kështu u shpreh drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.

Më poshtë është postimi në Twitter i Werder Bremenit.

“Për shkak të testit pozitiv të një të afërmi të tij, një lojtar i Werderit u karantinua për dy javë. Lojtari në fjalë doli negativ pasi iu bë testi për Koronavirusin.”