09:58 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Plaçkitën pronarin, arrestohen dy punëtorët e fabrikës në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy punëtor të një fabrike në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, të cilët dyshohen se kanë vjedhur nga pronari i fabrikës.

“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit në fabrikën e pronarit mashkull K/Shqiptar kanë kryer veprën penale. Gjatë kontrollit në çantën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një palë kabllo për ndezjen e veturave dhe një palë këpucë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/