10:05 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Plaçkitet banka në Shtime, dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen (Foto)

Persona të armatosur kanë plaçkitur para pak çastesh filialen e Raiffaisen Bank në Shtime.

Sipas dëshmitarëve, tre persona kanë sulmuar punëtorin e bankës dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi  i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 09:20 është thyer një bankë në Shtime. Jemi duke vërë verifikimet dhe informatat dhe po punojmë në arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë shkurt Gashi. /Indeksonline/