17:22 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Plaçkitje e armatosur në postën qendrore të Zveçanit

Dy persona të maskuar dhe me kallashnikovë kanë plaçkitur Postën Qendrore në qendër të Zveçanit, me ç’rast kanë arritur të marrin rreth 600 mijë dinarë të Serbisë, ose 5 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40. Bëhet e ditur se të dyshuarit kanë përdorur një ‘Opel Vectra’ ngjyrë e kuqe për të ikur nga vendi i ngjarjes.