09:28 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Prizren: Armatim në dy shtëpi, dërgohet në burg një person

Policia e Kosovës në bazë të urdhëresë e lëshuar nga gjykata ka bërë bastisjen e dy shtëpive dhe objekteve përcjellësë në Prizren.

Në këto shtëpi, policia kagjetur një pushkë gjysme automatike, 46 fishekë të kalibrit 7.62 mm., dy karikatorë, një armë automatike AK/47, një pistoletë e kalibrit 9 mm., dy rrethatorë të zbrazët, dy fishekë të kalibrit të panjohur dhe një predhë.

Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe në bazë të urdhëresës dërgohet në Burgun e Prizrenit./Indeksonline/