19:40 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Plagoset me thikë një 20-vjeçar

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth orës 14:00 të së mërkurës në lagjen Nr.18 në Durrës.

Policia bën të ditur se i plagosuri është shtetasi me inicialet E.M.

Më të martë njoftim është ngritur grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasit G.Gj. 18 vjeç, G.R. 17 vjeç dhe A.Ll. 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.