75 Mall Live Search
19:28 / E Diele, 11 Gusht 2024 / FR

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

Një person është plagosur sot me armë zjarri në rrugën “Anton Çeta”,  në Prishtinë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ku njoftoi se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 06:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Anton Çetta”.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen,  ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rasti”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/