75 Mall Live Search
14:34 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Detaje nga plagosja me armë në Gjakovë

Një plagosje ka ndodhur në Gjakovë si pasojë e një fjalosje.

Policia e Kosovës ka raportuar se i dyshuari në arrati e kishte sulmuar e rrahur viktimën fillimisht e më pas i ka shkruar edhe në shtëpi me qëllim të sqarimit të situatës.

Mirëpo, gjatë bisedës situate eskalon, ku i dyshuari me armë zjarri e gjuan me armë viktimën.

Viktima e plagosur me armë zjarri është hospitalizuar në spitalin rajonal të Gjakovës, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm. Po ashtu është bastisur-kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar armë e zjarrit-revole e llojit Valter e përdorur në rast, me një karikator dhe 6 fishekë kal. 7.65mm.

Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime./Indeksonline/