18:46 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / Blerim

Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën pak më parë në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

“Rreth  orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

“Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, theksoi Ahmeti.

Ajo ka thënë se i njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë policia ka  identifikuar  një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim.