09:44 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / k.v

Plagoset një person në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarit

Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të së martës në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se vrasja në tentativë ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri” ku viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshja është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të pistoletës.

Viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa i dyshuari është në kërkim nga Policia./IndeksOnline/