08:28 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Plagoset rëndë një shqiptar në Itali

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Matera, në zonën e Barit, Itali.

I riu shqiptar, 29 vjeç, ishte duke qëndruar poshtë një kove vinçi kur është shkëputur kavoja që e mbante.

Ajo ka rënë në tokë, duke e goditur në pjesën e majtë të trupit.

Ai ka marrë plagë të rëndë.

Shqiptari banonte në Altamura.

Menjëherë në vendin e ngjarjes është dhënë alarmi, duke mbërritur dy autoambulanca dhe shqiptari më pas është transportuar me helikopter për në spital.

Temat: