10:57 / E Premte, 27 Maj 2022 / k.v

Plagosja e 46-vjeçarit në Pestovë, policia arreston të dyshuarin pas dy muajve në arrati

Në orët e mbrëmjes së të enjtes, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar një person të  dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Arrestimi i të dyshuarit F. S.,35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruar se me datën 23 mars 2022, në  fshatin Pestovë të Vushtrrisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka plagosur viktimën B.B., 46-vjeç.

Lidhur me veprën penale, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit (pistoletë) dy gëzhoja dhe një predhë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./IndeksOnline/