12:37 / E Shtunë, 27 Korrik 2019

Plagosja në ditën e parë të frontit e ushtarit nga Prishtina

Shkruan: Sadat Cakiqi

Ishte fillimi i muajit Prill te vitit 1999, njësia jon Ulpiana 36 ishim te vendosur ne lagjen e Spahinjve ne Bradash.

Forcat e ushtrisë serbe ishin te vendosura mbi xhamin e fshatit. Atë dite njësia e jone kishte sulmuar me snajper dhe pushkë M48 një çerdhe te tyre te vendosur ne një shtëpi afër xhamisë.

Pas humbjeve qe pësuan forcat serbe, ata filluan sulmet dhe bombardimet me minahedhës te kalibrit 80 dhe 120 milimetrash.

Për tu shpëtuar bombardimeve, një pjese e ushtarëve tan qe ishin te vendosur ne zabelin mbi lagje u strehuan ne strehimoren te cilën e kishim rregulluar gjate javës e kaluar, ndërsa pjesa tjetër qe ishim te vendosur ne shtëpitë e fshatarëve u strehuam ne bodrumet e shtëpive.

Atë dite herët ne mëngjes ne njësinë ton erdhi një djalë i ri ushtar, i cili ishte nga Prishtina.

Ai djalë ishte rreth moshës 25 vjeç, ne fizionomi ishte i gjate. As emrin nuk ja mësuam veç e thirrshim “Prishtina”.

Gjate rrugës nga shtëpia për tu futur ne bodrumin e saj djali nga Prishtina plagoset nga copat e predhave te minahedhësit.

Plagët i mori ne pjesën e epërme te trupi ne dorë dhe ne kraharorin e djathtë. E kapem me te shpejte dhe e futem brenda ne bodrum.

Gjaku filloj te rrjedh dhe dikush prej ushtarëve te njësisë ton nga çanta nxori fasha me te cilat ishim pajisur me herët nga mjeket e spitalit ushtarak. Muhameti një luftëtar i yni i cili ishte teknik medicine i mori fashat dhe filloj t`ia lidh plagët djalit nga Prishtina, as një zë nuk e lëshonte , kishte qen djalë i fort.

Rreth 30 minuta zgjaten bombardimet. Pasi u ndalen bombardimet ne teren dolën vëzhguesit tan, qe te vëzhgojnë terrenin dhe forcat ushtarake serbe se apo zhvillohet këmbësoria e tyre ne drejtimin ton. Ndërsa ne te tjerët u organizuam qe ta bartim luftëtarin ton te plagosur, për te cilin ishte dita e pare ne front dhe mori plagën për lirin e Kosovës.

Unë , Daili, Sabi dhe Fadili e morëm djalin nga Prishtina, luftëtarin e plagosur dhe me një lese te improvizuar e bartem ne drejtim te Potoku ku ishte spitali ushtarak i Zonës Operative te Llapit.

Tërheqjen e bëmë lugut te Lumit te Neziqes edhe për Kodrën e Ujimirit e dërguam ne Potok.

Largësia nuk ishte madhe deri ne Potok por konfiguracioni ishte shumë i vështir sidomos ne Kodrën e Ujimirit.

Po ate ditë është plagosur edhe lufëtetari Koliqi, në ato pozicjoni te Spahiojvit e Bradashit.Luftëtarin, djalin nga Prishtina e dorëzuam ne spitalin ushtarak aty ku ishin kirurgët Skënder Murati dhe Riza Binishi, te cilët e pranuan ne spitalin ushtarak.

Pas pak kohe morëm lajmin se luftëtari nga Prishtina nuk e ka jetën ne rrezik ndërsa ne te entuziazmuar për suksesin dhe shpëtimin e bashkëluftëtarin u kthyem te lagjja e Spahinjve ne Bradash, aty ku e kishim edhe bazën e vendosur.