14:17 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / B O

Plagosja në Klinë ndodhi para zyres së noterit, sherr për tokë mes dy familjeve!

Një plagosje në Klinë ka ndodhur mesditën e sotme. Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe detaje të reja rreth këtij rasti.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur para zyres së një noteri në Klinë.

Burimet tona bëjnë të ditur se një kontest pronësor mes dy familjeve i ka paraprirë këtij rasti.

Gjithnjë sipas Indeksonline, sherri për tokë ka ndodhur mes familjeve Dakaj dhe Gashi.