14:38 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / OSH

Plagosja në Klinë, policia jep detaje

IndeksOnline raportoi më parë për një plagosje në komunën e Klinës.

Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Pejës, Driton Rugova, për IndeksOnline, ka thënë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy persona janë plagosur.

Ai tha se Policia e Kosovës është duke i grumbulluar informacione rreth rastit.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova./IndeksOnline/