Plagosja në Prishtinë, i dyshuari ende në arrati
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtina, në lagjen “Bregu i Diellit”, ku një person ka mbetur rëndë i plagosur.
Viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ende po vazhdon trajtimin.
E personi i dyshuar për përfshirje në këtë rast është në arrati. Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytet, Enis Pllana./Indeksonline/

