20:28 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Plagosje në Prishtinë mes dy grupeve të armatosura (Foto)

(I plotësuar) – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para disa minutash në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet.

Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur në një dyqan ushqimor, ku dy palët kanë qenë të armatosur.

Aty janë lënduar dy persona, ndërsa po sipas burimeve të redaksisë, i dyshuari ka ikur me një veturë të tipit “Golf”, ngjyrë ari.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK./Indeksonline/
……………………………………

Një plagosje ka ndodhur në lagjen Ulpiana, afër selisë së AAK-së.

Plagosja ka ndodhur pas një konflikti mes disa personave.