11:35 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Plagosje, në Prishtinë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri të dielën në orën 01 e 35 minuta dhe nga të shtënat është plagosur në këmbë një viktimë, mashkull.

I dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja fishekësh.

Është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësite relevante./Indeksonline/