16:15 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Plaku” Pandev ka shumë vetëbesim, thotë se do ta mposht Kosovën

Gjatë muajit mars, Kosova do të luaj me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e gjysmëfinale të Play-offit të Ligës së Kombeve, mundësi kjo për një vend në finalet e Europianit.

Kapiteni i maqedonasve, Goran Pandev thotë se mund ta mposht Kosovën në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Ai ka shtuar se kjo gjeneratë e Maqedonisë është shumë e mirë dhe meriton që të luaj në një kampionat të madh.

Tani në mars na pret Liga e Kombeve dhe shpresoj që përmes kësaj gare do të gëzojmë Maqedoninë dhe të kualifikohemi në Euro 2020. Kjo gjeneratë meriton të luaj në ngjarje të madhe”, tha ish-sulmuesi i Interit.

Deri në mars kemi kohë, me rëndësi është të jemi të gatshëm dhe të kompletuar për ato gara. E di se do të kemi mbështetje të madhe nga publiku, ata do të jenë lojtari ynë i 12-të, kurse nga ne varet gjithçka”.

Kemi mundësi të shkëlqyeshme ta fitojmë ndaj Kosovës, megjithatë në futboll gjithçka mund të ndodh”.

Edhe ata kanë reprezentacion cilësor, megjithatë kjo gjeneratë do të dëshmojë kualitetin e tij dhe shpresojë se do të kualifikohemi në Evropian”, ka thënë Pandev.

Kujtojmë se ndeshja Maqedoni – Kosovë do të luhet në Maqedoni, derisa ata ende nuk e kanë caktuar stadiumin se ku do të luajnë. /IndeksOnline/