10:24 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Planet e Real Madridit për ditët e fundit të afatit kalimtar veror

Julen Lopetegui ende nuk e ka finalizuar skuadrën e tij te Real Madridi, teksa kanë mbetur edhe nëntë ditë deri kur afati kalimtar veror të mbyllet.

Ka shumë probleme për t’u zgjidhur – situata e portierit, disa largime në huazim dhe numrat e rinjë në fanella.

Së pari, në pozitën e portierit, Lopetegui së fundmi iu tregoi gazetarëve se ai dëshiron vetëm tre portierë, por aktualisht ai ka pesë.

Pyetja është se kush janë këta tre portierë? Në rast se Keylor Navas vendosë të qëndrojë dhe ta sfidojë Thiabut Courtois, atëherë plani i Madridit që t’i japë Andriy Luninin pak minutazh është i vështirë për t’u implementuar.

Image result for andriy lunin real madrid

Në këtë instancë, do të ishte logjike që portieri ukrainas të huazohet dhe të vazhdojë të zhvillohet për të marrë paksa eksperiencë, transmeton IndeksOnline.

Por, kush do të jetë portieri i tretë? Kiko Casilla mund të startonte për shumë skuadra në Evropë, kështu që duket se do të ishte ide e mirë që ai të largohet, duke bërë që Luca Zidane të jetë zgjedhja e tretë.

”Los Blancos” gjithashtu ka nevojë që t’i largojë disa nga të rinjët e skuadrës në huazim – disa prej tyre që nuk kanë minutazh të mjaftueshëm në skuadrën e parë.

Raul de Tomas është në agjendën e Rayo Vallecanos, derisa Martin Odegaard është huazuar te Vitesse Arnhem. Norvegjezi edhe sezonin e kaluar ishte i huazuar në Holandë, por te Heerenveen.

Image result for odegaard vitesse

Ndonjë transferim i ri do të ndikonte në zhvillimin e Marco Llorentes dhe Borja Mayoral, dhe realiteti është se Lopetegui ende nuk e di se cilët lojtarë do t’i ketë në dispozicion më 1 shtator.

Pas largimeve dhe ardhjeve të mundshme, Real Madridi ende ka punë për t’i finalizuar numrat e rinjë në fanella.

Federico Valverde, i cili do të inkuadrohet në skuadrën e parë, do ta ketë një numër të ri, dhe Sergio Reguilon, zgjedhja e tetë në mbrojtje mund ta ketë një numër të ri.

Vinicius Junior do ta mbajë një numër te skuadra e të rinjëve për ta mbajtur opsionin e klubit të hapur për inkuadrim në skuadrën e parë.

Image result for vinicius junior real madrid

Larg ardhjeve potenciale të reja dhe situatës së Fabio Coentraos, këto janë veprimet që Real Madridi duhet t’i ndërrmarrë në ditët e ardhshme.

Çfardo që të ndodhë, do ta definojë vitin e parë të Lopeteguit, vitin e parë që prej largimit të Cristiano Ronaldos./IndeksOnline/

Image result for lopetegui