17:09 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Planeti i komunikimit intelektual kalon në Virgjëreshë, ja çfarë ndodhë me shenjat e horokospit

Sezoni i virgjëreshës është një ndër periudhat më të ngarkuara të vitit ! Ka pak hapësirë për argëtim dhe pushim, pasi për të gjitha shenjat e zodiakut, kjo është koha kur të gjithë duhet t’i shfrytëzojnë energjitë për gjëra të dobishme.

Lamë pas periudhën sunduese të luanit e cila ishte e mbushur me romancë, e do të hyjmë në epokën produktive!

Ditën e sotme mërkuri del nga shenja e luanit, për të hyrë në atë të virgjëreshës.

Virgjëresha është shenja e perfeksionistëve dhe ka tendencat më analitike në të gjithë zodiakun. Është një shenjë shumë praktike dhe me një nivel ndjeshmërie të ulët (pra e kanë zemrën e ftohtë si akulli)

Merkuri është planeti i komunikimit e mendimit intelektual . Kur Merkuri bashkohet me Virgjëreshën, energjia e kësaj shenje është në kulmin e saj dhe shënon një muaj ku produktiviteti është pika e tyre e fortë.

E kjo gjë vlen edhe për shenjat e tjera të tokës Bricjapin dhe Demit të cilët do të përjetojnë veçanërisht efektet pozitive të Merkurit në Virgjëresh. Do të jeni të motivuar do të merrni përgjegjësi që ndoshta nuk ju takojnë, por kjo ju ngre një nivel më të lartë se kolegët!