23:31 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Plani i Ferguson për ta blerë legjendën e Cityt

Sir Alex Ferguson ka dashur të transferojë Vincent Kompany në vitin 2004, këtë e tregon një dokument i zbuluar.

Lojtari i përfaqësueses belge i dha fund karrierës së tij në Premier League dhe ka lajmëruar se do të rikthehet aty ku filloi gjithçka, tek Anderlecht.

Historia e dy klubeve të Manchester-it do të ishte shumë ndryshe nëse Ferguson do të kishte blerë mbrojtësin në vitin 2004.

Dokumenti, i cili mesa duket është një listë e blerjeve potenciale të Djajve, tregon emrin e Kompany përkrah atyre të Gerard Pique dhe Gabriel Heinze.

Si Pique ashtu edhe Heinze eventualisht u transferuan në Old Trafford gjatë asaj vere.

Ndërsa Kompany iu bashkua City-t katër vite më vonë duke u bërë ikona e klubit. Ai ka fituar katër tituj të Premier League.