17:47 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Plani i madh i Klopp, yjet e Liverpoolit i blindon për shumë vite

Jurgen Klopp me të vërtetë po bën revolucion te Liverpooli. Trajneri gjerman që njihet si një nga strategët më të fuqishëm në planet, por që i mungon fati sportiv, kësaj radhe duket se ia ka arritur qëllimit.

Klopp ka ndërtuar një Liverpool të frikshëm me plot yje në të gjitha fazat. Që nga ardhja e tij, shumë lojtarë janë larguar, ndërsa ka ndryshuar komplet 11-shen e parë brenda pak viteve.

Por ajo që e bën më të veçantë planin e tij, është se të gjithë yjet e skuadrës i ka blinduar edhe për shumë vite.

Që të gjithë lojtarët që Klopp i ka sjellur te Liverpooli kanë kontrata afatgjata.

Chamberlain ka kontratë deri në vitin 2022, ndërsa yjet e tjerë kanë kontrata afatgjata edhe për 4 apo 5 vite te Reds.

Vetëm klauzola e Shaqirit është më e vogël se të tjerët, ndryshe lojtarët e tjerë janë pothuajse të paprekshëm nëse një skuadër dëshiron transferimin e tyre për shkak të klauzolave tejet të larta që kanë./Indeksonline/