16:11 / E Premte, 04 Gusht 2023 / MSH

Plani “Skuteri”, policia shqipton 21 gjoba

Policia rajonale e Ferizajt ka vazhduar së zbatuari planin operativ ‘’Skuteri’’.

Në kuadër të këtij aktiviteti policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të disa kundërvajtjeve dhe parregullsive të dokumenteve, ka shqiptuar 21 gjoba kundërvajtëse.

Policia do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.

“Apelojmë tek ngasësit e motoçikletave që ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion, të mos bëjnë veprime të pasigurta në komunikacion, të përdorin helmetën gjatë drejtimit dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt” thuhet në njoftimin policor.