20:42 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Planifikuan të humbin virgjërinë në natën e dasmës, priten 6 vjet për ta kompletuar martesën

Një nuse dhe dhëndri që planifikonin të humbasin virgjërinë e tyre në natën e tyre të dasmës, iu është dashur të presin gjashtë vjet për të “plotësuar” martesën e tyre, për shkak të një gjendje të rrallë që e bëri të pamundur që ata të kishin marrëdhënie seksuale.

Ben Coussens, 31 vjeçar dhe Emily, 28 vjeç  ishin aq të lumtur gjatë kurorëzimit të tyre dy vjet pas lidhjes, dhe premtuan se më në fund do të bëjnë dashuri në natën e tyre të dasmës.

Por zonja Coussens e pati të pamundur përkundër përpjekjes së saj. Ajo kujton ndjenjën e saj të hidhur duke thënë se ka pasur dhimbje të tmerrshme.

Mjekët e diagnostifikuan atë me “vaginizëm”- ku muskujt vaginal shtrëngohen kur tenton depërtimi- pesë vjet e nëntë muaj më vonë.

Çifti, nga Austin i Teksasit, më në fund arriti marrëdhënie seksuale pasi zonja Coussens iu nënshtrua dy javë terapisë intensive fizike dhe mendore.

Dhe tani, çifti i krishterë, që u takuan në kishë dhe përfundimisht u martuan në shtator të vitit 2009, janë prindër të një djali Holden./Indeksonline/