22:46 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / AR

Plas sherri mes Florit dhe gazetarit shqiptar: Ke 3 vite që nuk e mbledh veten prej Fifit

Pas dramës së madhe që ndodhi mbrëmë në BBV shumica e fytyrave publike kanë reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Edhe gazetari shqiptar, Flavio Qarri, ka publikuar një shkrim në Instastory duke nisur sherr me Flori Mumajesin, shkruan Indeksonline.

“Flor Mumajesi vetem u perfol per lidhje me Fifin e ka 3 vite qe nuk e mbledh veten. Sot kam pasur nje gjendje te Fifit”, shkroi gazetari.

Nuk vonoi dhe Flori iu kundërpërgjigj mesazhit të tij.

“Nardi do ishte: puseta pa kapak qelb! Unë kur isha fëmijë flija shumë vonë maksimumi në orën 9”, shkroi ai duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Ndërsa Mumajesi ndau një tjetër postim duke I dhënë përkrahje Fifit.

“E dua zërin tënd… Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u tregua e drejtë duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por jo ndjenjat. Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë”, shkroi ai./Indeksonline/