10:22 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Plas sherri në Kuvendin e Shqipërisë (Video/foto)

Pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të PS, fjalën ka tentuar ta marrë Sali Berisha.

Berisha në fakt nuk ka kërkuar lejen për të marrë të drejtën e fjalës, ndërsa ka shtyrë punonjësit e gardës në foltoren e parlamentit.

Kjo situatë ka çuar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi për të shtyrë seancën. Pas kësaj në foltore kanë mbërritur deputetët e opozitës duke mos munguar edhe përplasja fizike mes deputeti Flamur Noka dhe punonjësve të gardës.