22:54 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Plas sherri në “Opinion”: Vila e sat’ ëme! Idiot! Kërriç! Zuzar!

Ka degjeneruar në sharje dhe fyerje debati mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Përplasja më e fortë është shënuar mes këshilltarit ligjor të Partisë Demokratike Gazmnend Bardhi dhe gazetarit Mustafa Nano.

Në një moment Bardhi i kujtoi Nanos se ka një vilë në Gjirin e Lalzit, por gazetari i është kthyer ashpër.

“Vila e sat ëme!”

Ndërsa zyrtari i Partisë Demokratike tha se nuk ka asgjë të keqe që përmendet ajo vilë nëse është blerë me para të justifikuara.

Analisti Mustafa Nano i është përgjigjur se vila është e justifikuar, por nuk i ka kursyer fyerjet ndaj ish-ministrit të drejtësisë duke e quajtur atë “idiot”, “kërriç” dhe “zuzar”©LAPSi.al

10