18:59 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Plasaritet asfalti në rrugën Vërmicë-Prizren, rrezikohen qytetarët

Rruga Vërmicë-Prizren këto ditë po përdoret vetëm në njërin krah të rrugës nga shkaku i rrezikut, që paraqet për qytetarët ana e kundërt, shkruan IndeksOnline.

Një lexues në IndeksOnlinet ka dërguar disa fotografi ku shihet se si kjo rrugë ka pësuar plasaritje dhe shembje të asfaltit dhe dhe shtrembërim të mbrojtëve anësorë.

This image has an empty alt attribute; its file name is 123138013_3617208198300166_3758642951836303548_n.jpg

Sipas tij, ndonëse janë informuar organet kompetente për gjendjen e kësaj rrugë, deri tani nuk janë përgjigjur për çarjen e rrugës.

Në video dhe fotografitë e dërguar në redaksi shihet se rruga në njërën anë ka filluar të shembet dhe asfalti është dëmtuar në masë të madhe.

Kjo paraqet një rrezik të madh për qytetarët pasi dy anët janë duke e përdorur një shirit të rrugës./IndeksOnline./