20:00 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

Plepolli: Ballkani të ketë kujdes nga kundërsulmet e Shkupit

Ka mbetur edhe pak kohë deri te fillimi i ndeshjes së Ligës së Konferencës ndërmjet Shkupit dhe Ballkanit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën e play-off-it të kësaj gare dhe fituesi i dalë nga dy ndeshjet do të kualifikohet në fazën e grupeve të këtij kompetecioni të rëndësishëm evropian.

Trajneri dhe analisti Arsim Plepolli i ka bërë thirrje skiuadrës kampione të Kosovës që të jetë shumë e kujdesshme nga kundërsulmet e skuadrës së Shkupit.

“Do të jetë një lojë e vështirë sepse bëhet fjalë për një ekip shumë të mirë siç është Shkupi. Kjo skuadër ka lojtarë individual shumë të mirë dhe duhet pasur kujdes në kundërsulme por edhe në ndërprerje. Prej Ballkanit normal qe presim një lojë të mirë dhe lojën kthyese të ketë më të lehtë sepse dëshira e çdo kosovari besoj që është që të triumfoj Ballkani.”, ka thënë Plepolli për KosovaPress.

Ndeshje ndërmjet Shkupit dhe Ballkanit starton nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “National Arena”.