20:10 / E Diele, 12 Korrik 2020 / C E

Plisat shpalosin një mesazh për Kreshnik Vulën, gjyqtarin e ndeshjes Gjilani – Prishtina

Gjyqtari i ndeshjes së javës së kaluar në mes të Gjilanit dhe Prishtinës ka qenë në vëmendje edhe në ndeshjen e sotme në “Fadil Vokrri”.

Edhe pse nuk ishin prezent në stadium, “Plisat” kishin një mesazh për gjyqtarin Kreshnik Vula, shkruan Indeksonline.

“Vula e Hajnisë. U shit”, shkruhej në banerin e shpalosur nga plisat në shkallët e Pallatit të Rinisë.

Kreshnik Vula u kritikua për kartonin e kuq ndaj portierit Visar Bekaj në ndeshjen Gjilani – Prishtina. /IndeksOnline/