17:45 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

‘Plisat’ vijnë me mesazh dërguar klubeve rivale për titull!

Tashmë kanë përfunduar edhe ndeshjet e xhiros së 33’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani e ka humbur luftën për titull në ndeshjen e zhvilluar sot ndaj Arbërisë që u mposht me rezultatin final në 2:3, shkruan IndeksOnline

Kështu, edhe Drenica bëri befasinë duke mposhtur me rezultatin përfundimtar në 4:2 Llapin e Batatinës.

Aktualisht, Prishtina është e para në tabelë me 79 pikë të grumbulluara e ndjekur nga Drita që ka 69 e Ballkani me 67’të.

E për këtë tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’ i kanë dërguar një mesazh klubeve rivale ku shkruajnë: Distancë sociale nga klubet sezonale”.