09:17 / E Hënë, 27 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Plumbat në drejtim të Top Chanel, pamje nga rrethojat

Pamje të reja kanë dal nga ambientet e Top Channel, aty ku një natë më parë u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe mbeti i vrarë roja i sigurisë.

Gazetarja, Klodiana Lala, ka publikuar disa pamje ku shihen plumbat që kanë goditur rrethojat përreth ndërtesës së Topit.

Autorët janë arratisur dhe kanë djegur automjetin bashkë me kallashnikovin e përdorur në krim. Mjeti është gjetur në aksin Tiranë-Durrës, duke u djegur. /IndeksOnline/