22:12 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Po dëgjuat këto super këngë gjatë vozitjes, do t’i bëni mirë zemrës dhe trurit!

Adele, aktualisht është njëra ndër këngëtaret më të famshme në botë.

Projektet e saj muzikore përherë janë kaq artistike dhe unike.

Se këngët e saj janë të veçanta e thotë edhe studimi i fundit, madje po thuhet se kanë ndikim të mirë për shëndetin.

Po i dëgjuat këngët e saj derisa jeni duke vozitur me nxitim, meloditë e interpretuara përmes pianos do të zvogëlojnë stresin në zemër, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Studiuesit vunë re që rrahjet e zemrës së njerëzve ishin më të rregullta me muzikë.

Ata poashtu testuan teorinë e tyre në një grup të vogël prej pesë grave që vozitnin në një qytet brazilian.

Muzika është zbuluar se ndikon në ritmet e valëve të trurit dhe rregullon aktivitetin në sistemin nervor, duke ulur presionin e gjakut dhe rrahjen e zemrës./Indeksonline/