Po dominon me Trepçën, Beçiragiq vazhdon kontratën edhe për një sezon
Adis Beçiragiq po vazhdon edhe këtë sezon dominimin në basketbollin kosovar.
Ai së bashku me Trepçën, po tentojnë të fitojnë titullin e 3-të radhazi ku janë në vend të parë në renditjen e rregullt.
Klubi mitrovicas, njoftoi për vazhdimin e kontratës së boshnjakut, ku do të qëndrojë edhe për një sezon.
Trepça, gjendet në krye të Procredit Superligës me 47 pikë./IndeksOnline/

