11:05 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Po flitet se sot shkarkohet Lampard!

Frank Lampardi raportohet se do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Chelseat gjatë ditës së sotme.

Raportet e fundit nga Anglia thonë se trajneri anglez, do të marrë sot lajmin për shkarkim pasi Abramovichi është i pakënaqur me performancën e tij dhe rezultatet e javëve të fundit.

Chelsea dje ka arritur fitore në FA ndaj Luton Townit, por që kjo duket se nuk i ka mjaftuar bordit të skuadrës që të bindet në vazhdimin e bashkëpunimit me Lampardin.

Madje thuhet se stërvitja e paraditës te Chelsea është shtyer për pasdite për shkak të planifikimit të shkarkimit të Lampardit./Indeksonline/