09:14 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / Gj. Sh

“Po i anuloj pushimet”, trajneri i NBA-s dënohet me 50 mijë dollarë për incidentin me gjyqtarin

Trajneri i njohur amerikan, Mike Brown është dënuar me 50 mijë euro për shkak të kritikave të ashpëra dhe incidentit me gjyqtarin e ndeshjes.

Skuadra e tij, Sacramento Kings u mposht nga Milwaukee të dielën mbrëma me rezultatin 143-142. Gjatë gjithë ndeshjes dhe pas saj Brown kritikoi dhe ofendoi gjyqtarin, shkruan Indeksonline

Trajneri kryesor i Sacramento Kings, Mike Brown është i përmbajtur ndaj Malik Monk, teksa argumenton një telefonatë gjatë pjesës së dytë të një ndeshjeje basketbolli të NBA kundër Milwaukee Bucks të dielën, 14 janar 2024, në Milwaukee.  Bucks fituan 143-142 në kohën shtesë.  (AP Photo/Morry Gash)

Andaj ai sot mori lajmin se është dënuar me 50 mijë dollarë, kurse në konferencë për shtyp ishte në formë të bënte edhe shaka.

“Kisha në plan të merrja djalin tim për ta çuar në skijim. Por, më duhet ta telefonoj gruan time dhe t’i tregoj se jam dënuar”, u shpreh trajneri./Indeksonline/