Po i bashkohej kombëtares, aksident i frikshëm rrugor për portierin e njohur
Portieri i Kamerunit, Andre Onana i ka mbijetuar një aksidenti të frikshëm automobilistik teksa po udhëtonte drejt grumbullimit në kombëtare. 25-vjeçari i Ajax-it po udhëtonte nga kryeqyteti Yaounde për në kampin stërvitor të kombëtares së tij në Douala, kur ndodhi aksidenti, mëngjesin e sotëm.
Për fat të mirë, raportet thonë se portieri ka shpëtuar i padëmtuar nga përplasja e makinave. Nga përplasja nuk ka patur dëme të tjera përveç automjeteve.
Andre Onana involved in an accident on his way to Douala ahead of the #FIFAWC2022Q against Algeria. The accident occured earlier this Tuesday, March 22, 2022. He is alive!! pic.twitter.com/EhGz2dTzDs
— Anchunda Benly (@anchunda_benly) March 22, 2022
Kjo do të thotë se Onana do të jetë ende në dispozicion për ndeshjen e vështirë të Kamerunit në “play-off”-in e Kupës së Botës me Algjerinë.
Onana së fundi ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Ajax-in. Ai do t’i bashkohet Interit nga kjo verë. Me gjigantët holandezë ka fituar dy tituj të Eredivisie nga viti 2016, ku zbarkoi aty.
André ONANA pic.twitter.com/DVZsCrUHHc
— Henri (@Henri07565533) March 22, 2022
Megjithatë, ai ka vendosur që është koha për një sfidë të re pasi t’i skadojë kontrata në qershor. Onana do t’i bashkohet Interit si një transferim i lirë në fund të sezonit.
Portieri tashmë ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçare, që do ta shohë atë të fitojë rreth 3 milionë euro në vit.