16:06 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Po i vjen fundi, Buffon paralajmëron pensionimin

Duket se portierit legjendar italian, Gigi Buffon, po i vjen fundi.

Portieri i Juventusit mund të pensionohet nga futbolli gjatë këtij viti, saktësisht pas fundit të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline.

Gjatë një interviste, Buffoni tha se mund të luajë deri në vitin 2023, por ka gjasa, po ashtu që të largohet nga futbolli në fund të këtij sezoni.

“Shikoni, në kokën time është nënshkrimi final, maksimumi deri në vitin 2023. Por është shumë, vërtet shumë. Por, mund të ndaloj së luajturi brenda katër muajsh”, ka thënë Buffoni.

Kujtojmë se italianit i skadon kontrata, më 29 qershor të këtij viti./IndeksOnline/