17:05 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Po ju spiunojnë WhatsApp-in njerëz! Asnjë bisedë nuk është më e sigurtë

Të gjithë e përdorim WhatsApp, gati çdo minutë të ditës. Por kujdes, pasi sapo të lexosh këtë artikull, do fillosh ta përdorësh më pak.

Ditën e djeshme u njoftua se WhatsApp nuk eshtë një platformë e sigurtë dhe se mund të përdoret nga hakerat për të hyrë në aplikacion gjatë video-thirrjeve dhe thirrjeve me zë pa figurë.

Ky njoftim vjen një javë pasi ZDnet dhe “TheRegister” raportuan ekzistencën e mundësisë që WhatsApp, e paraqitur si një aplikacion i sigurtë, mund të hakerohet. Dy artikujt njoftonin se ky problem ishte pikasur në muajin gusht dhe ishte i pranishëm si në celularët Android ashtu dhe iPhone, por adresimi i tij u bë vetëm në tetor.

Duke ditur që WhatsApp përdoret nga më shumë se 1.2 miliardë njerëz në botë dhe është mjet komunikimi për shumë biznese, ky problem i konstatuar i hap jo pak punë kompanisë.