15:34 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mjeket paralajmërojnë, pajisja që ndihmon zemrën, mund të sulmohet nga hakerat! (Foto)

Pajisjet mjekësore që përfshijnë “pacemakers” ose pajisja që përdoret si gjenerator i pusit të zemrës e cila vendoset te pacientet me probleme kardiake, është në rrezik të hakohet sipas një studimi të ri.

Ndërkohë që nuk ka ende raste të raportuara për këtë, studiuesit nga Spitali i Universitetit të Kansasit kanë zbuluar se kjo është një mundësi në të ardhmen, raporton Mirror.

Profesor Dhanuniya R. Lakkireddy, autori kryesor i studimit, tha: “Siguria e vërtetë kibernetike fillon në hartimin e softuerit të mbrojtur që nga fillimi dhe kërkon integrimin e palëve të ndryshme, përfshirë ekspertët e softuerit, ekspertët e sigurisë dhe këshilltarët mjekësorë”.

Studiuesit theksojnë se disa pajisje mjekësore përdorin komunikim të avancuar pa tel mes mjekëve dhe pacientëve, mund të ndërpriten nga hakerat ose sulmet kibernetike. /Indeksonline/